Programi i Bashkimit Evropian Erasmus +

RRETH PROGRAMIT

Programi i Bashkimit Evropian Erasmus + është një skemë fondesh për të mbështetur aktivitetet në fushat e Edukimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit. Programi është i përbërë nga tre të ashtuquajturat "Veprime kryesore" dhe dy veprime shtesë. Ato menaxhohen pjesërisht në nivelin kombëtar nga Agjencitë Kombëtare/Zyrat Kombëtare dhe pjesërisht në nivelin Evropian nga EACEA. Komisioni Evropian është përgjegjës për politikat e Erasmus + dhe mbikëqyr zbatimin e përgjithshëm të programit. Për të gjithë universitetet në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, ky program u ofrua që prej vitit 2014 dhe UMB është vazhdimisht aktiv në program. UMB në kuadër të strategjisë së ndërkombëtarizimit, lidh marrëveshje shkëmbimi/mobiliteti për studentët dhe stafin. Këto marrëveshje mundësojnë shkembimin e studentëve, të cilët nuk paguajnë tarifë shkollore në universitetin pritës, përfitojnë kuotat e dietave EU sipas tabelave të miratuara nga Komisioni Europian si dhe përfitojne njohje të periudhës së mobilitetit. Objektivi i marrëveshjes është t’i mundësojë studentëve përvojë ndërkombëtare, edukim ndërkulturor dhe shkëmbim të praktikave më të mira. Studentët njoftohen në mënyrë periodike për aplikime, përmes email-it, në faqe ëeb dhe gjatë leksioneve. “Universiteti Marin Barleti” në kuadër të erasmus + student mobility shkëmben studentë me: Universita degli Studi di Genoa, Itali Universitetin e Vico, Catalunia, Spanjë Universitetin Politeknik të Barit, Itali

Mobiliteti i stafit mundësohet nga programet Erasmus, por dhe nga programet të tjera ndërkombëtare si H2020, Tempus, Creative Europe, etj të cilat ofrojnë eksperiencë të veçantë për stafin akademik. UMB inkurajon dhe promovon pedagoget më të mirë nëpërmjet projekteve të mobilitetit.
Aktualisht “Universiteti Marin Barleti” në kuadër të erasmus + staff mobility shkëmben pedagoge me:
Universitetin Roma Tre, Itali
Universitetin e Vico, Catalunia, Spanjë
Universitetin Politeknik të Barit, Itali
Universita degli Studi di Genoa, Itali
UMB në kuadër të strategjisë së ndërkombëtarizimit, lidh marrëveshje shkëmbimi/mobiliteti për studentët. Këto marrëveshje mundësojnë shkembimin e studentëve, të cilët nuk paguajnë tarifë shkollore në universitetin pritës, përfitojnë kuotat e dietave EU sipas tabelave të miratuara nga Komisioni Europian si dhe përfitojne njohje të periudhës së mobilitetit. Objektivi i marrëveshjes është t’i mundësojë studentëve përvojë ndërkombëtare, edukim ndërkulturor dhe shkëmbim të praktikave më të mira. Studentët njoftohen në mënyrë periodike për aplikime, përmes email-it, në faqe web dhe gjatë leksioneve.
“Universiteti Marin Barleti” në kuadër të erasmus + student mobility shkëmben studentë me:
Universitetin e Vico, Catalunia, Spanjë
Universitetin Politeknik të Barit, Itali
  • 07 Shkurt 2020

Thirrje për aplikime: shkëmbim i personelit akademik në Universitetin e Genoas, në kuadër të Erasmus+

Më shumë
Thirrje për aplikime: shkëmbim i personelit akademik në Universitetin e Genoas, në kuadër të Erasmus+
  • 06 Nëntor 2019

"Sesion informues mbi programin Erasmus+ dhe avantazhet e një mobiliteti në BE"

Më shumë
  • 06 Nëntor 2019

Thirrje për aplikime: Shkëmbim studentor Erasmus+

Më shumë
Thirrje për aplikime: Shkëmbim studentor Erasmus+
  • 18 Shtator 2018

Finalizimi i Projektit QAinAL

Më shumë
Finalizimi i Projektit QAinAL
  • 14 Dhjetor 2017

“Arkitektura dhe Arkeologjia Industriale", Rikuperimi dhe Vlerësimi i Trashëgimise Kulturore

Më shumë
“Arkitektura dhe Arkeologjia Industriale
  • 30 Nëntor 2016

Projekti ERASMUS +

Më shumë
Projekti ERASMUS +

PROGRAMET E STUDIMIT

Universiteti Marin Barleti operon në përputhje të plotë me sistemin e Bolonjës, duke ofruar kështu mundësinë e transferimit të ECTS. Në dritën e lëvizshmërisë së studentëve, ai ofron një larmi lëndësh për studentët e gatshëm të vijnë në UMB për një periudhë shkëmbimi. Struktura akademike e "Universitetit Marin Barleti" përbëhet nga tre fakultete, kurse struktura e njësisë kërkimore përbëhet nga katër institute dhe dy qendra kërkimore. UMB ofron 9 programe bachelor (me 13 të tjera të miratuara) dhe 19 programe master të studimit, si dhe doktoraturës në "Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin" nga Universiteti Clemson, Sh.B.A. Gjithashtu, 10 programe të tjera profesionale 2-vjeçare janë duke u aprovuar. Në universitetin tonë, aktualisht janë 855 studentë të diplomuar dhe 345 studentë të tjerë në programet Master dhe Doktoraturë. Stafi akademik përbëhet nga 58 lektorë (150 të planifikuar); Stafi i institutit kërkimor përbëhet nga 25 studiues (50 të planifikuar); stafi mbështetës përbëhet nga 36 persona (60 të planifikuar). Universiteti Marin Barleti është i përbërë nga dy kampe universitare (I dhe II), me një sipërfaqe totale prej 1200 m2. Në fakt, 4 kampuse universitare janë parashikuar deri në vitin 2023